Subscribe

Konferenca e Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian ka vendosur të mos hapë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Për Shqipërinë, Holanda ka paraqitur dy kushtet e njohura të saj; funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe ligji problematik i mediave. Për Maqedoninë e Veriut, ka qenë vetoja e Bullgarisë e cila pas 30 vitesh është kujtuar të vendos kushte për përdorimin e gjuhës maqedonase, duke e cilësuar si një dialekt bugllar.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, sekretari për Çështjet Ligjore në PD Çlirim Gjata ka përmendur edhe një herë 9 kushtet e Budestagut për Shqipërinë duke shtuar se në atë listë, një kusht ka qenë për gjysmë me opozitën. Bëhet fjalë për Reformën Zgjedhore. Gjata shton se mosmbajtja e marrëveshjes së 5 Qershorit i kushtoi Ramës këtë përgjigje nga Evropa.

“Në 9 pika, vetëm 1 ka qenë përgjysmë me opozitën, Reforma Zgjedhore. Ne e dinim shumë mirë, që Edi Rama nuk mban premtimet, nuk di marrëveshje ai. I shkel, gënjen, mashtron, e dimë shumë mirë.

Për hatër të Budestagut, negociatave, shkelëm mbi veten tonë dhe u ulëm, e bëmë Reformën Zgjedhore. Ramë dakord më 5 Qershor me këtë ligj. U vu njëlloj qetësie politike dhe thamë shumë mirë, po shkojmë në zgjedhjetani.

Nuk rri dot ai! Ndryshoi Kushtetutën, ndryshoi Kodin Zgjedhor. Çfarë deklarate dha kryetari i grupit parlamentar të CDU-së kur ishte projekt Kushtetuta – Ka përgjegjësi, tha, kryeministri dhe mazhoranca dhe do ta shohë në negociata nëse e miraton këtë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *