Subscribe

Eksperti për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata e quan lojë politike dorëheqjen e Sandër Lleshajt nga posti i ministrit të Brendshëm. Nga studioja e “Quo Vadis” ai ngriti edhe pyetjen se pse pas një jave, ende nuk e kemi një emër të ri të ministrit të Brendshëm.

 

“Nuk ka kurrfarë vlere dorëheqja e ministrit. Vetëm katër vitet e fundit janë shkarkuar Saimir Tahiri për trafik droge, shkarkoi Xhafajn për vëllanë që merrej me trafik droge, dhe tani shkarkoi edhe Sandër Lleshajn. Kjo është lojë politike, ai dorëheq një Llesh, vë një Llesh tjetër. Ka një javë që nuk vë ministrin e Brendshëm. Kanë filluar problemet atje. Pse ka një javë që nuk vë ministrin?”

 

Përgjigja që i dha Gjata kësaj pyetje ishte që të gjithë i dinë lidhjet e kryeministrit Edi Rama me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

 

“Kush hyn ministër i Brendshëm sot e di shumë lidhjen e Ramës me Ardi Veliun. Ardi Veliu është pistoleta kamikaze e Edi Ramës, e përdor si të dojë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *