E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Gjashtë viktima dhe 213 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Edhe 213 raste pozitive me koronavirus dhe gjashtë viktima u regjistruan në Kosovë në 24 orët e fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se rastet e reja pozitive rezultojnë nga testimi i 494 mostrave.

Numri më i madh i tyre është në Komunën e Prishtinës: 80 raste.

Instituti po ashtu njoftoi se në 24 orët e kaluara janë shëruar edhe 109 pacientë.

Reklamë

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Kosovë arrin në 6,680.

Prej tyre, 164 pacientë kanë vdekur, ndërsa 3,614 janë shëruar.

Kosova i ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars.

Raste aktive aktualisht janë 2,902./ REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë