Shkodër, goditet një grup i strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve. Operacioni i koduar “WEST UNIVERS” çoi në pranga  6 persona, ndërsa 2 të tjerë u shpallën në kërkim.

 

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës pas një hetimi disa mujore bënë të mundur arrestimin e Ardit Haxhagiqi 34 vjeç, Fatbardh Gosti 37-vjeç , Neritan Saraçi 51 vjeç, Rezart Cacani 34 vjeç , Vilson Noka 26 vjeç dhe Ramadan Dushaj 61 vjeç.

Të gjithë atë arrestuarit akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

 

 

Të shpallur në kërkim janë 30 vjeçari me iniciale F.M dhe 20 vjeçari S.N. mbi ta rëndon akuza e  prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike mbajtje pa leje të armëve të zjarrit.

 

Sipas policisë ky grup ushtronte aktivitetin e tyre kriminal në qytetet Shkodër, Lezhë, Kurbin dhe Malësi e Madhe.  Gjatë kontollonit në makinat që ata udhëtonin janë sekuestrua 200 kg lëndë narkotike, 2 pistoleta, 1 kuti me 20 fishekë, 1 automjet tip Benz Mercedes, 1 BMW, 7 Telefona celularë, një sasi lekësh dhe një radio marrëse e njëjtë si ato të policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *