E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Gjakosi gjyqtarin, dënohet përjetë futbollisti shqiptar

Futbollisiti Armando Marku, i cili dhunoi gjyqtarin gjatë ndeshjes Sopoti-Mirdita, u përjashtua përgjithmonë nga aktiviteti futbollistik, ndërsa Mirdita e humb në tavolinë ndeshjen me Sopotin.

 

Gjyqtari Klajdi Qëndraj u godit me grushte, duke pësuar dëmtime serioze.

 

Reklamë

Ngjarja ndodhi ditën e mërkurë dhe futbollisti u ndëshkua me karton të kuq për gjestin.

 

Pas përjashtimit nga loja, ai u izolua në dhomat e zhveshjes. Kur dëgjoi sirenat e policisë, futbollisti u arratis nga dhomat e zhveshjes, duke u hedhur nga dritarja e tualetit. Më pas ai iku nëpër rrugicat e lagjes pranë stadiumit. Por, arratia e tij përfundoi këtë të enjte, duke rënë në prangat e policisë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë