Humbja me përmbysja ndaj Torinos, i ka djegur shumë ambjentit të Milanit, pasi kuqezinjte janë në pozita aspak të favorshme në klasifikim. Pas 5 javësh ata kanë grumbulluar vetëm 6 pikë, duke qënë shumë larg vendit të parë që mbahet nga Inter.

 

Pavarësisht humbjes së 3 sezonale Tekniku i Milanit, Marco Giampaolo e cilëson dinjtoze paraqitjen e treguar prej kuqezinjëve ndërsa thekson se lojtarët duhet të ishin treguar më cinik dhe të shfrytëzonin më mirë rastet e krijuara.

 

“Loja ishte në kontroll, ne nuk kishim cinizëm për ta mbyllur atë . Ne kishim shanse por nuk arritëm të rrezikonim. Në momentin që ndeshja shkoi 1 me 1, atëherë ndryshoi gjithçka, këto ndeshje duhet të fitohen, ne kemi pasur disa shanse, por ne e gjejmë veten duke komentuar lojën më të mirë të luajtur nga Milani deri më tani, ka pasur gabime por humbja nuk është aty. Më vjen keq për djemtë se rezultatet nuk po vinë. Kjo humbje është plotësisht e pamerituar, ngadalëson rritjen dhe ndjenjën e vlerës së vetvetes. Por kam gjetur që kam një grup të drejtë, shpresoj se djemtë nuk heqin dorë.”

 

Sa i takon kontestimeve të lojtarëve të Milanit për golin e barazimit, Giampaolo thotë se mbrojtja duhet të bënte më mirë punën e saj sepse këto episode janë shpesh përcaktuese.

 

“1-1? Ju mund të fishkëlleni faullin ndaj Calhanoglu, janë episodet që mund të përcaktojnë lojën. Por është kontrolli i garës që bën ndryshimin, aftësinë për të ditur si të mbrohet duke e mbajtur lojën ”.

 

Por pavarësisht gabimeve dhe lojës së dobët të treguar nga lojtarët pas golit të barazimit, Giampaolo, ashtu si dhe paraardhësi I tij Gattuso, vendosin që ta marrin fajin vetë përsipër.

 

“Unë kam një grup të fortë. Nuk kam pse të fajësoj ekipin për asgjë. Pastaj ka momente të rritjes, që Theo Hernandez dhe Bennacer kanë talentin që ne e dinim tashmë .Unë mund të vazhdoj të punoj me besimin e duhur. Më pëlqeu Suso, ishte shumë bashkëpunuese. Doja të vazhdoja ta mbaja cilësinë përpara me Bonaventura, duke e mbajtur ekipin të lartë. Unë i thashë skuadrës që të mos ndotin ndeshjen, të përpiqen ta kenë atë “Gjithmonë në kontroll sepse Torino është një ekip fizik. Thelbi i fitores ishte luajtja e futbollit. Ende duhet të përmirësohemi në përqindjen e saktësisë në pasa, por skuadra ka cilësi.”

 

Mediat italiane gjithsesi shkruajnë se tani tekniku i Milanit është nën presion për një shkarkim të mundshëm, teksa kanë dalë edhe emrat e parë të zëvëndësuesve të mundshëm. bëhet fjalë për Klaudio Ranierin, Luciano Spalletin dhe ish trajnerin Rino Gatusso.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *