E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Gëzim Topçiu betohet para Këshillit të ri Bashkiak të Maliqit, mandati i 6 për të

Kostituohet Këshilli i ri Bashkiak i Maliqit, nga mbledhja e zhvilluar paraditen e së hënës në ambjentet e bashkisë të qytetit.

Këshilli i ri Bashkiak ka 31 anëtarë gjithsej, 26 prej tyre që përbëjnë shumicë vendim marrëse i ka përfaqësues të Partisë Socialiste.

Proçesi i kostituimit ka nisur dhe u zhvillua normalisht.

Me legjitimitetin e Këshillit të ri Bashkiak i hapet rruga edhe betimit të kryetarit të bashkisë që zyrtarizon përfundimisht ushtrimin e mandatit të ri.

Reklamë

Gëzim Topçiu, kryetari aktual i bashkisë pa asnjë vështirësi e pengesë rimerr shiritin që i njeh edhe për 4 vite atributet e funksionet të drejtuesit të Njësisë Administrative të Maliqit.

Për z. Topçiu ky është mandati i 6-të radhazi në krye të bashkisë Maliq duke shënuar një drejtim historik të suksesshëm si askush tjetër kryetar bashkive në Shqipëri .

 

Më shumë video

Reklamë