Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
20 June 2026
Vizion fokus

Emigrantët “përplasin” Spanjën dhe Italinë

Mbyllet dita e 20-të e protestës, qytetarët nisin marshimin...

Belgjika importon më shumë gaz rus sesa para luftës...

Tjetër ngjarje tragjike në Shqipëri! 62-vjeçari mbytet në liqenin...

Dita e 20-të e protestës, qytetarët sërish në shesh

Ministrja britanike presion Starmerit për dorëheqjen

Izraeli dhe Hezbollah arrijnë marrëveshjen për një armëpushim

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, tre të plagosur

Irani kërkon 48 orë paraprakisht për anijet që kalojnë...

Aksident tragjik në aksin Fier-Lushnjë, humb jetën 35-vjeçari

Gërvalla: Nuk kemi informacion për çnjohje të Kosovës

13 Maj 17:08

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla ka reaguar të premten ndaj deklaratave të zyrtarëve të Serbisë se disa shtete e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

 

Në një konferencë për media, Gërvalla u pyet lidhur me deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviq që tha të premten se i kishte dorëzuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq notat diplomatike të katër vendeve që tërhoqën njohjen e Kosovës. Kjo deklaratë erdhi vetëm një ditë pasi Kosova dorëzoi aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjë që Serbia e kundërshton.

 

Gërvalla tha se deri më tani nuk kanë pranuar ndonjë informacion për ndonjë çnjohje të shtetit të Kosovës.

 

“Fakti që vetëm disa orë pas aplikimit të Kosovës ata thonë se kanë siguruar çnjohje tregon dy gjëra: Ose lajmi është i pavërtetë ose ata kanë shumë kohë që punojnë për njohje për dallim nga ajo që deklaruan publikisht”, tha Gërvalla.

 

Serbia konsideron se Kosova me aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës ka shkelur marrëveshjen e Uashingtonit të arritur në shtator të vitit 2020. Në këtë marrëveshje parashihej që në një periudhë kohore prej një viti, Kosova të mos aplikonte për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, ndërkaq Serbia të pezullonte fushatën për çnjohje të Kosovës.

 

Ministrja Gërvalla tha se kanë informacione që Serbia ka vazhduar me fushatën e çnjohjeve dhe madje sipas saj, i kanë ofruar disa shteteve të Afrikës armë ruse, vaksina ruse dhe sheqer për të tërhequr njohjen e Kosovës.

 

Ajo nuk ka pranuar të zbulojë emrat e këtyre shteteve por tha se ato nuk e kanë tërhequr njohjen. Në ndërkohë, Gërvalla ka thënë se Serbia nuk ka arsye për të kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pasi sipas saj, ky është një hap pozitiv për të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë ata serb.

 

Kosova ka shpallur pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, por ende nuk është anëtarësuar në disa organizata të rëndësishme ndërkombëtare.

Përveç që nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, Kosova nuk është as anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë, Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (INTERPOL) dhe të tjera./R.E.L

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
Gërvalla Informacion Kosovë Njohje

Nga e njëjta kategori

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

më shumë...

Fitorja, debatet, hatërmbetjet dhe gjithçka tjetër diskutohet sonte! Nis POST FERMA VIP në Vizion Plus

më shumë...

Tjetër ngjarje tragjike në Shqipëri! 62-vjeçari mbytet në liqenin e Viroit (EMRI)

më shumë...

Aksident tragjik në aksin Fier-Lushnjë, humb jetën 35-vjeçari

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

11:23

A i ka propozuar Adioni-Olës? Ish-fermerët “flasin...

10:58

“Ishte surprizë”/ Opinionistët analizojnë rrugëtimin e Mimoza...

10:35

“Je kapur pas fustanit…”/ A ndikoi Iliri...

9:53

Emigrantët “përplasin” Spanjën dhe Italinë

9:36

“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën,...

9:28

Mbyllet dita e 20-të e protestës, qytetarët...

9:19

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen...

9:10

Radhë kilometrike në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin...

9:01

Fitorja, debatet, hatërmbetjet dhe gjithçka tjetër diskutohet...

8:48

Pse e verdha e vezës së zier...

8:30

Belgjika importon më shumë gaz rus sesa...

7:26

Tjetër ngjarje tragjike në Shqipëri! 62-vjeçari mbytet...

7:18

Dita e 20-të e protestës, qytetarët sërish...

6:53

Ministrja britanike presion Starmerit për dorëheqjen

6:36

Izraeli dhe Hezbollah arrijnë marrëveshjen për një...

6:19

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, tre...

6:19

Irani kërkon 48 orë paraprakisht për anijet...

6:12

Aksident tragjik në aksin Fier-Lushnjë, humb jetën...

5:52

Fluks i lartë lëvizjesh në Kapshticë, mbi...

5:49

Peskov: Ukraina drejt një situate “katastrofike”!

Më të klikuarat

  • “Ka laborator kokaine në Kolumbi”, Artan Hoxha: Kush është s...
  • Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars...
  • Dy vajzat e mitura u mbytën në plazhin e Tales, reagon polic...
  • Vrasja e Eglant Koçit! Familjarët hapin dyert e mortit, Arma...
  • Tragjedi në bregdetin e Tales, mbyten dy vajza 9 dhe 11 vjeç...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.