E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Gërryenin lumin Mat me eksavatorë, një në pranga dhe dy në kërkim

Policia ka sekuestruar dy eskavatorë, të cilët po punonin për gërryerjen e lumit Mat dhe nxjerrjen e inerteve. Blutë e Kurbinit njoftojnë se është vënë në pranga administratori i subjektit që kishte në pronësi këto mjete, si dhe është proceduar në gjendje të litë punonjësi.

 

Gjatë hetimeve është zbuluar se kompania nuk kishte leje për ushtrimin e kësaj veprimtarie. Po ashtu, është sekuestruar edhe një tjetër eskavator, në pronësi të shtetasve  A. K. 32 vjeç dhe E. L. 34 vjeç, banuesë në Lezhë. Ata janë shpallur në kërkim.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë