Shtyhet për në datën 7 prill seanca gjyqësore në ngarkim të ish-ministrit Fatmir Mediu.
Shkak u bë mungesa e tij pasi kishte një ftesë në Kongresin Amerikan nga data 24 mars deri në datën 1 prill.
Sipas avokatit Henrik Ligori, Mediu duhet të jetë vetë i pranishëm për të paraqitur komentet mbi akt-ekspertimin tekniko-ushtarak.
Prokurori Klodian Braho e quajti të pajustifikuar mungesën e Fatmir Mediut dhe kërkoi të vazhdonte seanca në prani të mbrojtësit të tij ligjor, por gjyqtarja Irena Gjoka vendosi të shtyjë seancën.
Ajo i tërhoqi vëmendjen Mediut, duke thënë se mungesa të kësaj natyre nuk do të konsiderohen më në seancat e ardhshme./vizionplus.tv





