E martë, 22 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Gerd Haxhiu zyrtarizohet trajner i KF Orikut

KF Oriku ka zyrtarizuar trajnerin e ri të skuadrës. Klubi vlonjat ka arritur marrëveshjen me teknikun Gerd Haxhiu, i cili do të marrë drejtimin e pankinës dhe do të nisë menjëherë punën me ekipin.

Haxhiu rikthehet në futbollin shqiptar me një eksperiencë të gjatë në pankina, ku ka drejtuar skuadra si në Superiore, ashtu edhe në Kategorinë e Parë.

Njohja e futbollit vendas dhe përvoja e tij pritet të jenë të rëndësishme për Orikun në sfidat e sezonit.

Objektivi i trajnerit të ri do të jetë përgatitja e ekipit për ndeshjet e ardhshme dhe realizimi i synimeve të klubit për këtë sezon.

Reklamë

Me zyrtarizimin e Haxhiut, Oriku nis një kapitull të ri në pankinë, ndërsa trajneri vlonjat tashmë do të ketë detyrën për të orientuar skuadrën drejt rezultateve pozitive.

NJOFTIMI I KLUBIT

Gerd Haxhiu merr timonin e KF Orikut!

​Klubi i Futbollit Oriku njofton zyrtarisht arritjen e marrëveshjes dhe emërimin e teknikut vlonjat, Gerd Haxhiu, në krye te pankinës sonë.

​Klubi ka arritur dakordësinë e plotë me trajnerin e njohur, i cili zyrtarizon sot bashkëpunimin dhe do të nisë menjëherë punën në krye të ekipit për përgatitjen e sfidave të radhës.

​Haxhiu vjen me një bagazh të pasur përvoje dhe një karrierë të gjatë në elitën e futbollit shqiptar, si në Superligë ashtu edhe në Kategorinë e Parë. Përvoja e tij, disiplina dhe njohja e mirë e futbollit vendas do të jenë një aset i çmuar për të udhëhequr djemtë tanë drejt objektivit të këtij sezoni.

​I urojmë trajnerit Gerd Haxhiu mirëseardhjen në familjen tonë dhe shumë suksese ne këtë rrugëtim të ri!

​Forca Oriku!

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.