E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 27 minuta më parë
Bota

Genti Sejko prezanton Shqipërinë në forumin “Euromoney”

Guvernatori i bankës së Shqipërisë Genti Sejko i pranishëm ne forumin “Euromoney” ne Vjene ka bere një pasqyrim te ekonomisë shqiptare duke ftuar bizneset e pranishme si dhe institucionet ndërkombëtare te rrisin vëmendjen ndaj vendit tone.

 

Ne fjalën e tij, guvernatori theksoi se sistemi financiar shqiptar është i shëndetshëm dhe parametrat kryesorë të operimit të tij janë drejt përmirësimit. Megjithatë, ky sistem duhet të jetë më realist e largpamës në nxitjen e kreditimit dhe më ambicioz në zhvillimin e segmenteve të reja të tregut financiar. Duke i ndalur tek perspektiva e rritjes ekonomike, Sejko u tha te pranishmeve se Shqipëria për shkak edhe te pozicioni gjeografik ofron avantazhe konkurruese ne terma te pasurive natyrore.

 

Forumi “Euromoney” për vendet e Evropës qendrore dhe lindore zhvillohet çdo vit dhe mbledh në një tryezë të përbashkët diskutimi personalitete të njohura ndërkombëtare nga fusha politike, ekonomike e financiare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë