Gent Ibrahimi është anëtari i nëntë i Gjykatës Kushtetuese. Emërimi i tij u bë nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
Gent Ibrahimi ishte në garë me Arta Vorpsin dhe Arta Markun për t’i zënë vendin gjyqtarit Përparim Kalo në Gjykatën Kushtetuese, të cilit i kishte mbaruar mandati.
Me zgjedhjen e Gent Ibrahimit, përbërja e Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet të ketë 9 anëtarë, është e plotësuar.
Më herët, Ibrahimi ka qenë drejtues i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.