Subscribe

Teksa jemi përpara zgjedhjeve të 25 prillit, SPAK do të duhet të hetojë edhe krimin elektoral. Vazhdimisht nga opozita ky organ anatemohet se nuk po lëviz mjaftueshëm në këtë drejtim, sa i takon dosjes 184.

 

Por kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, deklaroi për “Quo Vadis” se nga SPAK nuk duhet të pritet mrekulli.

 

“Të përpiqesh t’i adresosh problemet zgjedhore përmes veprimit të drejtësisë penale, përmes SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme, është në një farë mënyre dëshpërim. Sepse të garantosh votën, të kërkohen 1001 përpjekje të tjera që janë zakonisht përpara zgjedhjeve. Është arsyeja përse ekziston institucioni i Komisionit Zgjedhor. Janë përgatitës, kanë të bëjnë me infrastrukturën, me edukimin e zgjedhësve, me ndërtimin e strukturave zgjedhore e në fund fare me ankimimin e pretendimeve për shkelje të procedurave zgjedhore dhe fare fare në fund me gjykimin penal të shkeljes së ligjit zgjedhor. Kështu që kjo lëvizje që ka të bëjë me atribuimin tek SPAK-u të së drejtës për hetimin e shkeljeve të ligjit zgjedhor. Pra shkeljeve penale. Është e vërtetë që goditja penale është sporadike, është e rrallë, por ajo ka vlera edukuese të shumëfishta. Megjithatë nuk duhen pritur mrekullira nga fakti që tashmë krimet zgjedhore do të shqyrtohen nga SPAK. SPAK-u padyshim, ndryshe nga zyrat e tjera të prokurorisë, ka disa garanci sa i takon pavarsisë, integritetit edhe profesionalizmit të prokurorëve që janë atje.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *