Subscribe

Bilanci i personave te larguar nga sistemi i drejtësisë si pasojë e procesit të vettingut i ngjan një statistike lufte.

 

Kreu i këshillit të lartë të prokurorisë, Gent Ibrahimi gjatë ceremonisë për betimin e magjistratëve të rinj ka theksuar problematikën me numrin e magjistratëve në sistemin e drejtësisë.

 

GENT IBRAHIMI  

KREU I KLP-së

 

Për fat të keq, lajmet nga sistemi i drejtësisë vazhdojnë t’i ngjajnë një buletini lufte, me shifra për numrin e te rënëve në vetting, me vështirësi dhe problematika që shkaktohen qoftë nga rënia drastike e numrit të magjistratëve, qoftë nga problemet e trashëguara, rregullatore e infrastrukturore, qoftë edhe nga besimi ende i lëkundur i shoqërisë tek sistemi i drejtësisë.

 

Kreu i këshillit të lartë të prokurorisë u shpreh se çmimi për të shmangur korrupsionin në radhën e prokurorëve është shumë i lartë.

 

 “Vetëm për të përmendur disa syresh, do të doja të kujtoja se, që në ditën tuaj të parë të punës, ju paguheni sa ose më shumë se Presidenti i Republikës; se pavarësia juaj garantohet nga një kuadër ligjor bashkëkohor. Se performanca juaj si prokurorë në vijimësi, do të jetë kriteri kryesor që do të përcaktoje ecurinë e mëtejshme në karrierë; se vënia e prokurorit para përgjegjësisë bëhet përmes një procedure që është garantuese për të drejtat e magjistratit, e kështu me radhë.”

 

Këshilli i Lartë i Prokurorisë organizoi ceremoninë e betimit të dy prokurorëve të rinj, Enkeleda Hoxha, në Kukës dhe Gazmend Frëngu në Pogradec.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *