E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Gent Cakaj takime me zyrtarë amerikanë

Ministri i jashtëm ne detyre Gent Cakaj zhvilloi një seri takimesh me përfaqësues të lartë të administratës, kongresit dhe senatit amerikan si dhe me shefat e diplomacive te disa vendeve. Cakaj e vuri theksin  tek hapat e ndërmarre nga Shqipëria për çeljen e negociatave me BE në qershor të këtij viti, si për forcimin e bashkëpunimit mes vendeve te Ballkanit.

 

Në takimin me kryetarin e komitetit të marrëdhënieve me jashtë në kongresin amerikan Eliot Engel u nënvizua rëndësia e mbështetjes së SHBA-ve për procesin e integrimit te Ballkanit. Ndërsa me zëvendëspresidentin për evropën ne këshillin atlantik, Damion Wilson ministri ne detyre Cakaj bisedoi për situatën aktuale në Bashkimin Europian, si dhe rolin qe luan Shqipëria ne rajon.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë