Subscribe

Agjencia e Prokurimit Publik ka mbyllur procedurën e tenderit për lotin e parë të Unazës së Tiranës, konkretisht Pallati me Shigjeta- rrethrrotullimi Shqiponja.

Zyrtarisht nuk ka një njoftim nga ministria apo autoriteti rrugor lidhur me kompanitë që kanë marrë pjesë, por Vizion Plus ka mësuar se në tender janë paraqitur 8 oferta nga kompani shqiptare ndertimi.

Konkretisht, Gener 2, Vega, Curri, Gjoka, 2T, Vëllezërit Hysa, Salillari dhe Alb Building. Kjo e fundit dhe dhënë ofertën më të ulët prej 1.72 miliard lekë.

Ajo që vihet re është se pjesë e tenderit është kompania “Gener 2” e cila ka dhënë një ofertë pranë fondit limit prej 2.2 miliard lekë.

Bëhet fjalë për lotin e parë 1 km të gjatë ku perfshihet nyja e sheshit Shqiponja, projekti pë të cilin u rishikua.

“Gener 2” u perfshi në akuza të forta lidhur me skandalin e këtij segmenti rrugor ku tenderin e parë e fitoi kompnia DH Albania me dokumenta tërësisht të falsifikuara jo vetëm në Shqipëri por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas këtij skandali “Zëri i Amerikës” ngriti dyshime të forta se pas kompanisë “D H Albania” fshihej firma GENER 2,  pronë e biznesmentit Bashkim Ulaj.

Edhe pse prokuria nisi hetimet për të zbardhur këtë aferë korruptive deri më tani nuk ka patur asnjë rezultat konkretë, madje nuk është arrestuar as administratori i kompanisë falsifikuese, 26 vjecari Avdiol Dobi.

Ndonëse tenderi u hap për herë të dytë, autoritet vendosën të anullojnë procedurën me argument se ofertat e paraqitura nuk plotësonin kriteret.

Kjo është hera e tretë që kjo procedurë ritenderohet. Tashmë komisioni I vlerësimit të ofertave ka nisur punën për verifikimin e dokumentacioneve si dhe pritet të shpallë në ditët në vijim fituesin e projektit më të kushtueshëm dhe më të debatueshëm në vend.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *