Subscribe

Skënder Gega prezantohet zyrtarisht si trajneri i ri i skuadrës së Kukësit. Pasi i dhanë fund bashkëpunimit me Orges Shehin, verilindorët prezantuan teknikun në ambjentet e Air Albania.

Gega u shpreh se është i lumtur që kjo marrëveshje u arrit dhe se tani po mendojnë vetëm për ndeshjet e Europës për të bërë një përfaqësim sa më dinjitoz.

Skënder Gega

Trajneri i Kukësit

“Jam gati për këtë sfidë, nuk kam premtuar asgjë. Kontrata është njëvjeçare. Është sfidë nuk kam frikë. Futboll është, do të bëjmë më të mirën që dimë, nëse nuk ia dalim, do të shikojmë më pas. Do të shikojmë ndeshjet e europës. Të bëjmë një paraqitrje dinjitoze, pse jo të kalojmë turin.”

I pyetur për planet e merkatos së verës, Gega tregon se nuk kërkon lojtarë që janë në një kontrate me klubet respektive .

“Nuk kam preferenca për emrat, shoh vetëm anën teknike. Po punojmë me drejtorin nexhipi dhe do vijnë lojtarë, por përmomentin nuk mund të bëjmë asgjë publike. Jemi në bisedime, po shohim edhe në kampionatin shqiptar. Asnjëherë nuk do të shohim lojtarë që janë nën kontratë. Lojtarët do vijnë me aprovimin tim. Kukësi ka kualitet dhe nuk është e thënë të shoh nga partizani, pse i kam drejtuar më parë. Sfida jonë është në stërvitje, duhet parë gjithçka me optimizëm.”

Në konferencn për shtyp i pranishëm ishte dhe drejtori sportiv i klubit, Nderim Nexhipi i cili foli edhe për vendimin e FIFA-s pak ditë më parë lidhur me merkaton e verilindorëve.

“Kemi pasur një çështje, që është çuar deri në uefa. Merkato nuk është e bllokuar. Çështjen e kemi apeluar në cas dhe deri tani nuk është dhënë asnjë vendim. Lajmet e shpërndara në medie janë të pavërteta dhe që nga sot jemi duke punuar në klubin tonë, duke parë sugjerimet e trajnerit.”

Kukësi e mbylli kampionatin në vendin e dytë në kuotën e 66 pikëve, 4 më pak se Tirana kyesuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *