Subscribe

Paralelisht me fillimin punimeve për gazsjellësin trans-adriatik, vendet e rajonit po shohin mundësinë edhe per te vene ne jete projektin tjetër, atë Joniano – Adriatik. Katër ministrat e Energjisë se rajonit kane rene dakord per ngritjen e nje njësie menaxhimi për projektin e gazit nga deti Jon, ne përbërjen te te cilit do jetë edhe kompania shtetërore e gazit ne Azerbajxhan, e cila është aksionere e TAP-it. Ministrat e Shqipërisë, Malit te Zi, Bosnje Hercegovinës dhe Kroacisë ishin ne nje mendje teksa thane se interesi për kete projekt është rritur nga kompanitë, ndërkohe qe vendet respektive janë ne fazën e përfundimit te masterplanit te gazit. Projekti i gazsjellesit Jonian-Adriatik, synon të lidhë sistemin ekzistues të transmetimit të gazit të Kroacisë, nëpërmjet Bosnjë Hercegovinës , Malit të Zi dhe Shqipërisë me sistemin e gazsjellësit Trans Adriatik. Shpenzimet totale te këtij investimi arrijnë ne 618 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *