E martë, 17 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Gaz Paja paraqitet në SPAK, nuk dihet për cilën çështje është pyetur aktori i humorit

Aktori i humorit Gazmend Paja u paraqit mëngjesin e kësaj të enjteje në SPAK, ku qëndroi përreth një orë.

Mësohet se Pajës i është sekuestruar celulari.

Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme ai u pyet nga gazetarët për arsyet e paraqitjes, por u përgjigj me ironi  se kishte qenë në kafe me prokurorin dhe padashje kishin ngatërruar celularët.

Në vitin 2019, Gazmend Paja mori statusin e investitorit strategjik nga komiteti i investimeve strategjike, vendim për të cilin Partia Demokratike kërkoi që të hetohet nga SPAK.

Reklamë

Aktori ka fituar statusin e investitorit strategjik për të ndërtuar një resort në Dhërmi.

 

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë