Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi kërkoi nga SPAK që të hetojë kryebashkiakun Erion Veliaj për lidhjet me mafien italiane Ndrangheta.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Bardhi akuzoi Veliajn se ka shfrytëzuar postin për të pastruar paratë e pista. Për demokratin, drejtësia do të vendoset më 25 prill.

 

“Shërbëtori i organizatës mafioze Ndrangheta duhet të ishte sot përpara SPAK dhe jo duke mashtruar qytetarët! Erion Veliaj e ka shndërruar Bashkinë e Tiranës në lavatriçe të pastrimit të parave të pista të mafias. Përgjimet e Antimafias italiane provuan edhe njeherë pushtetin e kalbur, nga korrupsioni dhe bashkëpunimi me mafian, të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Ne e kemi në dorë të bëjmë drejtësi më 25 prill. Dita po vjen dhe drejtësia është më afër se kurrë më parë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *