Pas shpalljes fajtor të ish-deputetit të PD, Ervin Salianji nga ana e Gjykatës ka reaguar selia blu.

 

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi akuzoi gjyqtarin e çështjes se ka lidhje me bandën e Lushnjes dhe se vendimi I dhënë prej tij ishte politik.

 

 “Një vendim i pritshëm, asnjë surprizë që gjyqtari anëtari i bandës së Lushnjës Artan Gjermeni do të merrte këtë vendim ndaj një përfaqësuesi të PD. Në momentin që zotëria do kalojë në vetting do bindeni që kjo që them është e vërtetë. Sot ata janë dënuar nga një anëtar i bandës së Lushnjës. Prokuroria dhe Gjykata kanë marrë një vendim politik për të mbrojtur trafikantët e drogës në Vlorë dhe për t’i mbyllur gojën opozitës dhe medias.”

 

Bardhi nënvizoi më tej se pavarësisht vendimit opozita do ta vijojë betejën e saj me qeverinë dhe nuk do të ndalet.

 

“Ky vendim nuk do të na ndalë në betejën e përditshme me qeverinë që bashkëpunon me krimin e organizuar por na bën më të fortë për të vazhduar betejën jo vetëm me përfaqësuesit e krimit në qeveri por edhe përfaqësues të krimit në gjykatë e prokurori. Sot Ervin Salianji është dënuar nga banda e Lushnjës pse ka akuzuar bandën e Agron Xhafaj”

burgim dhe pezullim i dënimit me shërbim prove duke kryer 100 ore pune në shërbim publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *