E diel, 4 Tetor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Gazi shuan familjen në Ostren/ Vajza në gjendje të rëndë

Një ngjarje tragjike u regjistrua këtë të premte në Bulqizë, ku një familje me katër anëtarë u asfiksua nga një rrjedhje gazi.

 

Reklamë

Ngjarja tronditëse ndodhi në fshatin Ostren, ku humbi jetën si pasojë e asfiksimit Rajmonda Tola 40 vjeç, djali i saj Fatjoni 14 vjeç si dhe vajza e madhe Rudina 19 vjeçe. Ndërkohë vajza tjetër, 16-vjeçarja Merita Tola është transportuar me urgjencë në drejtim të Tiranës pasi është në gjendje të rëndë për jetën.

 

Ka qenë kunata e Rajmodna Tolës, ajo që gjeti katër pjestarët e familjes të asfiksuar në kohën kur shkoi në shtëpinë e këtyre të fundit për t’i parë rreth orës 11:30.

 

Ajo trokiti në derw por asnjë prej familjarëve nuk u përgjigj. Në këtë koment ajo kërkoi ndihmën e komshinjve të cilët përmes forcës u futën brenda në banesë dhe zbuluan ngjarjen e rëndë.

 

Sipas policisë nëna dhe fëmijët dyshohet se kanë ndërruar jetë gjatë natës, ndërsa shkak është bërë rrjedhja e gazit nga bombola.

 

Nëna me tre fëmijët jetonin vetëm, pasi bashkëshorti i saj ishte emigrant në Greqi.

 

 

Më shumë video

Reklamë