Nga kjo e premte nis zyrtarisht fushata politike për zgjedhjet e 11 majit, dhe dy forcat kryesore do të ndezin motorët ku për 1 muaj do të zhvillojnë betejën në terren për të marrë çdo votë.
Në të dyja kampet politike ka një urdhër të brendshëm, ku kandidatëve që janë në lista të mbyllura u është kërkuar që të mos kërkojnë vota për kandidatët në listë të hapur, për të mos ndikuar te qytetarët.
E ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, gazetarja Enkelejda Mema ka zbuluar dy nga kandidatët e preruar të Ramës në Tiranë të cilët sipas saj janë Blendi Gonxhe dhe Erion Braçe, ndërsa në listë ndodhet edhe ministri i Brendshëm Ervin Hoxha.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Kush janë të preferuarit e Ramës?
Mema: Janë Erion Braçe dhe Bledi Gonxhe. Ka një orientim të drejtuesit e qarqeve se si do të orientohet, se nuk janë vetëm ata të dy do të dalin nga lista e hapur. Blendi Gonxhe dhe Ervin Hoxha janë të kërkuar, edhe Erion braçe është i kërkuar nga socialistët për deputet.





