Gazetarja në Quo Vadis: Qytetarët i kanë braktisur protestat e PD

Gazetarja Daniela Maloku, e ftuar në Quo Vadis, ka komentuar aksionet politike të Partisë Demokratike, e cila ka thirrur protestën kombëtare të radhës këtë të shtunë, më 24 janar.
Maloku tha se ajo që ka vënë re është se PD-ja është braktisur nga qytetarët, gjë që, sipas saj, dëshmohet edhe nga numrat në protesta.
Sipas saj, kjo vjen për shkak se qytetarët nuk po shohin fytyra të reja në Partinë Demokratike.
Pjesë nga biseda:
Maloku: Ajo që unë kam parë në protestat e PD-së është se nuk marrin më pjesë qytetarët.
Borakaj: Pse?
Maloku: Duhet pyetur PD-ja, por mendoj se kanë humbur besimin.
Borakaj: Protestat e fundit ishin të braktisura?
Maloku: Morën pjesë vetëm strukturat e PD-së. Janë fytyra që i shoh sa herë ka zgjedhje brenda PD-së, njerëz që marrin pjesë në Foltoret e PD-së apo ata që shoqërojnë Berishën në SPAK. PD-ja e kuptoi që edhe me protesta të dhunshme nuk arriti ta marrë pushtetin.
Ibraj: Edhe protesta që u bë më 21 janar nuk e solli në pushtet; e solli vota.
Maloku: Këtë po them, se protesta e dhunshme nuk çon në marrje pushteti.
Ibraj: E dhunshme apo jo, protesta tregon forcë.
Maloku: Nuk ka forcë.
Ibraj: Normal që nuk ka forcë, sepse janë të njëjtat fytyra. Këta i kanë marrë një milion shuplaka njëherë. Lërjani radhën këtyre çunave të rinj.




