Subscribe

Kur janë numëruar rreth 99.8 për qind e votave të hedhura në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës, lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të se dielës.

E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, gazetarja Una Hajdari, përmes një lidhje Skype nga Beogradi tha se zgjedhja e Kurtit përbën kërcënim për presidentin serb Vuçiç.

“Në këtë moment, zgedhja e Kurtit paraqet një rrezik të rrëzimit apo kërcënimit të popullaritetit të Vuçiçit, për shkak se ai do të ballafaqohet me një koment i cili është shumë konfrontues dhe më provokativ sa ç’kanë qenë kurdoherë kryeministrat kosovarë.

Kjo shihet edhe në mediat e Beogradit. Kurti mbahet mend në Serbi për aksionet e ndryshme të VV ndër vite, protestat në Prishtinë me flamuj të Shqipërisë, gjë që shihet si provokim nga ana e komunitetit serb në Kosovë, por gjithashtu edhe e Serbisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *