Pedagogu dhe gazetari Zylyftar Bregu tha se Veliaj nuk ka një problem procedurial, por dy probleme të mëdha, një penal dhe një politik. I ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, Bregu u shpreh se të dyja këto beteja z. Veliaj i ka të humbura, pasi shtoi se Partia Socialiste e ka braktisur.
Sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gazetari deklaroi se vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve, ka qenë 4-4. Vetëm në fund njëri prej tyre është tërhequr, duke e çuar vendimin në 5 pro dhe 3 kundër, në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës, pas propozimit që i kishte bërë Këshilli Bashkiak i Tiranës.
Sipas pedagogut, SPAK caktoi masën “arrest me burg” për Veliajn, në mënyrë që të mos fshihen provat.
Pjesë nga biseda:
Bregu: Veliaj nuk ka një problem procedurial. Veliaj ka dy probleme të mëdha, një penale, një politike. Të dyja këto beteja i ka të humbura. Ka një braktisje nga Partia Socialiste dhe një akuzë të rëndë nga SPAK. Fjalimi i Veliajt në Gjykatën Kushtetuese ishte politik, jo juridik. Nuk mundet që rregullorja e burgut t’i japë atij mundësinë të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut nga burgu. Gjykata, para se të shkohet tek arresti me burg, kanë pafund masa. Po të donte SPAK, kërkonte të mos ushtronte detyrën si kryetari i Bashkisë së Tiranës. Por SPAK donte një masë më të rëndë për Veliajn, izolimin. Pse? Cilat janë arsyet? I di vetë SPAK, por dhe opinioni publik i di disa. Tentativa e Veliajt për të mbuluar provat. Nga informacionet që kanë qarkulluar, gjyqtarët kanë qenë 4 me 4. Vetëm në fund u bënë 5 me 3.
Borakaj: Çfarë do të ndodhë tashmë?
Bregu: Që sot Rama lëshoi një mesazh. Meqenëse se shkarkojmë tha, hajde ta lirojmë Veliajn.
Gjyqtarët që votuan pro:
Sander Beci
Ilir Toska
Fiona Papajorgji
Marsida Xhaferllari
Mariana Semini
Gjyqtarët që votuan kundër:
Olta Zaçaj
Sonila Bejtja
Gent Ibrahimi
/vizionplus.tv





