Ndërsa parlamenti diskutonte draftin anti-shpifje, gazetarë e aktivistë protestuan, duke kundërshtuar projektligjin që sipas tyre shkel lirinë e shprehjes
Krehu i Unionit të Gazetarëve shprehet se kjo paketë do t’I shërbejë pushtetit për të frenuar zërat kritikë e po ashtu do të diktojë lirinë editoriale.
Pedagogu i Departamentit të Gazetarisë, Mark Marku është i mendimit që në këtë fazë nuk po cënohet vetëm liria e gazetarëve, por e gjithë shoqërisë, pasi ata do të privohen nga marrja e informacionit të plotë nga media. Në të njëjtën linjë edhe Elvin Luku drejtues I qëndrës “MediaLook”
Gazetarët dhe protestuesit e tjerë mbanin në duar parrulla, ku I bënin thirrje parlamentit që të mos e kalonte paketën e propozuar nga qeveria.





