Gjesti i kryeministrit Edi Rama për të ndihmuar Italinë me mjekë nuk ka kaluar pa u vënë re nga italianët. Prej dy ditësh mediat italine i bëjnë “bujë” ndihmës së dhënë, ndërsa nuk mungojnë as elozhet ndaj Ramës. Moderatorja e “Rai 3”, gjatë intervistës që Rama dha këtë të martë, e quajti kreun tonë të qeverisë lider global.
“Edi Rama, lider global. Më duket se ka thënë gjërat më të drejtëpërdrejta, më të mençura, më të drejta që kemi dëgjuar gjatë këtyre ditëve.”
Fjalë të mira për Ramën tha edhe një gazetar tjetër italian, që po ashtu ishte në lidhje live gjatë intervistës.
“Kryeministri Edi Rama kur ishte kryebashkiak ka krijuar Tiranën, atë qytet të jashtëzakoshëm me inovacione të mrekullueshme. Shqipëria sot nuk është vetëm një shtet që ka lidhje të qëndrueshme me Italinë. Ka shumë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë këtu, por ka edhe shumë italianë që punojnë atje. Shqipëria e dalë nga komunizmi, që prej 2003 kërkon të futet në Bashkimin Evropian. Si është e mundur që një shtet i jashtëzkonshëm si Shqipëria, që nuk është i pasur nga ana monetare, por ka një pasuri intelektuale, mjekët e tyre vijnë tek ne? Tani duhet të pyesim sesi ka mundësi që ka shtete që duan të futen në BE, ndërsa në Itali ka disa politikanë që thonë që jo, duhet të dalim. Ka një leksion nga Rama, një leksion të jashtëzakonshëm të një populli, të një shteti, të një njeriu që ka transformuar Tiranën në një qytet të madh që ne njohim. Nga ana tjetër, ka vende që thonë se duan të dalin nga BE. Sipas meje, është një leksion i pabesueshëm.”