E enjte, 8 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Gaxhai del nga burgu për disa orë, merr pjesë në varrimin e së motrës

Gazmend Braka (Gaxhai) ditën e djeshme ka lënë për disa  orë qelinë pasi ka marrë pjesë në varrimin e motrës.

Burime nga policia e Vlorës kanë komfirmuar se ish-drejtuesi i një prej bandave famëkeqe  të vitit 1997, është shoqëruar drejt fshatit Cerkovinë ku nën masa të forta sigurie për disa orë ka qenë i pranishëm në fshatin e tij të lindjes teksa ka marrë pjesë në varrimin e të motrës.

Reklamë

Informacioni për prezencën e Gaxhait ka qenë shumë i rezervuar, ndërsa për praninë e tij në fshatin Cerkovinë për vetëm disa orë, informacionin e ka patur vetëm Drejtoria e përgjithshme e Policisë.

Në Cerkovinë deri në  largimin e Gaxhait kanë qenë edhe forca të FNSH./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë