Subscribe

U zhvillua sot seanca dëgjimore në Kuvend në lidhje me ecurinë e procesit të negociatave dhe buxhetit për vitin 2025.

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka, u shpreh se ka një projekt të qartë për të fuqizuar misionin e Shqipërisë në Bruksel.

“Shqipëria spiron që t’i përmbyllë të gjitha përgatitjet teknike për hapjen e të gjithë kapitujve brenda këtij viti dhe mirëpret vendimin e vendeve anëtare për t’i çelur negociatat për të gjithë kapitujt brenda vitit 2025 derisa përgatitjet teknike janë kryer dhe vendi është gati. Vazhdon puna për të forcuar kapacitetet institucionale, ka një projekt të qartë për të fuqizuar misionin e Shqipërisë në Bruksel. Në ditët që vijnë do të shpallet një thirrje për të gjithë profesionistët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit për të ju bashkuar misionit të ristrukturuar të Republikës së Shqipërisë në Bruksel. Së shpejti, shpresojmë, misioni i një vendi anëtar i BE-së”, tha Dhuka.

Por deputetët opozitarë pjesmarrës ngritën shqetësime për disa disa çështje.

“Ka një vlerësim negativ për Administratën Publike të jemi koshient, norma  e lartë e emigracionit po ndikon në administratën publike”, tha deputetja e PD, Jorida Tabaku.

“Kur thoni gjithë procesi integrimit europian synon rritjen e ciëlsisë së jetës për qytetarët, mendoj që jemi shumë larg standarteve që duan të prekin qytetarët shqiptarë, pasi  po prodhojmë analfabetë funksionalë, pensionistët po trajtohen me thërrime, kurse fermerët nuk mbështeten”, tha deputetja e PL, Erisa Xhixho.

Në mbyllje kryenegociatorja Mjalinda Dhuka tha se Shqipëria  ka shënuar progres në kapitullin e marredhënieve me jashtë ndërsa pritet vendimi i vendeve antare për të oganizuar konferecën e tretë ndërqeveritare./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *