E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Gati qeveria e re e Malit te Zi/ Dritan Abazoviç, minister i Mbrojtjes e zv.kryeministër

Partnerët e koalicionit në Mal të Zi kanë arritur dakordësinë për kandidatët që do të përbëjnë qeverinë e re e cila do të zyrtarizohet më 2 dhjetor.

I mandatuari për kryeministër, Zdravko Krivokapiq bëri të ditur se kabineti i ri do të përfaqësohet nga 11 ekspertë të fushave të ndryshme, përveç liderit të koalicionit “e zeza në të bardhë”, Dritan Abazoviç.

Edhe pse mendohej se Abazoviç do të drejtonte Ministrinë e Jashtme, ai tashmë është kandidat për Ministrinë e Mbrojtjes e zëvendëskryeministër i Malit të Zi.

Zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit me vetëm një votë diferencë, larguan nga pushteti liderin i cili drejtoi për më shumë se dy dekada, fqinjin tonë verior me 600 mijë banorë.

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë