E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Gati projekti për kthimin në identitet të Kishës së Mitropolisë në Korçë

Kisha e Mitropolisë ose e  njohur ndryshe kisha e Burimit Jetëdhënës është në projekt për tu ringritur e kthyer në identitet.

Mitropolia e Shenjtë Korça ka shpallur nismën për rindërtimin dhe kthimin në identitet të katedrales dhe kishës historike.

Meqënese projekti është vlerësuar me një kosto të lartë financiare, nga ana e Mitropolisë Korçë është bërë thirrje për kontribute që ti kthehet qytetit ky monument shqiprtëror, kulturor dhe emblematik.

Nuk dihet ende se kur mund të nisë rindërtimi i katedrales së Mitropolisë, pasi siç del nga njoftimet e përsëritura është faza e mbledhjes së fondeve.

Reklamë

Kisha që ka qënë një nga simbolet e besimit orthodoks në qytet, ashtu  si kisha e famshme e Shën Gjergjit pati pasoja fatale nga lufta kundër fesë që u ndërmor pas vitit 1960-të.

Kisha Burimi Jetëdhënës nisi të funksiononte me rikthimin e lirisë të besimit fetar në vendin ku egzistonte katedralja e Mitropolisë, por këtë herë nën një çati me Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar.

Me zhvendosjen e këtij të fundit në një godinë të re,  edhe ish muzeu kaloi në pronësi të kishës orthodokse e cila ka në projekt ringritjen e katedrales të Mitropolisë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë