Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria është gati të hapë garën për kompanitë që do të ofrojnë mbështetje për rindërtimin e shtëpive individuale. Gjatë mbledhjes së katërt të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, Rama tha se shumë shpejt do të nisë rindërtimi për banorët që u prekën nga tërmeti i 26 Nëntorit.

 

“Jemi gati që në ditët e ardhshme të dalim në procesin e garës së hapur ndërkombëtare për të ftuar kompanitë që do ofrojnë suport për shtëpitë individuale dhe kemi edhe të gjithë të dhënat lidhur me institucionet e shërbimit arsimor e shëndetësor si dhe hyrjen në fazën e projektimit për të bërë të mundur që në një kohë shumë shpejt të fillojmë edhe me këto procedurën e garave që të nisë rindërtimi.”

 

Kreu i qeverisë dha edhe një përgjigje për të gjithë ata që akuzojnë mazhorancën se nuk po bën asgjë e se i ka lënë banorët në mëshirë të fatit.

 

“Më vjen keq që në raste të caktuara kam parë edhe dezinformim edhe përpjekje për të njollosur procesin duke njollosur edhe miqtë që janë të përfshirë. Çdo qindrakë e publikut qoftë përmes buxhetit, donacioneve, në drejtim të qeverisë, oerganizatave të përfshira në këtë proces është në pritje të ekzekutimit të projekteve, kjo kërkon edhe pak kohë se projektet duan kohën e tyre.”

 

Rama kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve që të bëjnë pak durim sepse sipas tij, gjërat nuk mund të bëhen menjëherë.

 

“Jemi të vetëdijshem që njerëzit kanë çdo orë pyetjen se kur do kthehen në shtëpi e për këtë dua të kërkoj me shumë përulësi durimin e tyre se ne duam të bëjmë një rindërtim ku gjithcka të jetë sipas standardeve dhe kushteve optimale për ato kategori ndërtesash që janë pjesë e procesit dhe ku në fund gjithkush të marrë një shptëpi më të mirë se ajo që kishte. Është e nevojshme të bëhet pak durim.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *