Pasi mori mandatin e tretë qeverisës, qëllimi i Partisë Socialiste është që të rrëmbejë fitoren edhe në zgjedhjet vendore të 2023-shit, por edhe të zgjedhjeve parlamentare në vitin 2025.

 

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, tha se analiza e zgjedhjeve të 25 prillit do t’i prijë socialistët drejt kësaj rruge. Sipas tij, puna e kampit rozë do të kalojë në “sitë” për gjashtë muaj, për të hartuar më pas një raport.

 

“Do të kishim 78 mandate, nëse nuk do të kishim shumë vota të pavlefshme. Ky është një rezultat shumë i pastër dhe shumë domethënës për këto zgjedhje dhe ne jemi në kohën e duhur për të filluar një analizë të thellë të rezultatit në çdo njësi, bashki dhe qark. Duhet të bëhemi tërësisht gati për fitoren e zgjedhjeve vendore të 2023 dhe të zgjedhjeve parlamentare 2025. Duhet të forcojmë strukturat tona organizative. Do të ngrejmë një komision të posaçëm të analizës, që do të hartojë një raport të plotë për procesin analitik brenda partisë. Do të jetë një analizë e njëtrajtshme dhe efektive në çdo cep të Shqipërisë. Në 12 qershor, do të thërrasim Kongresin tonë.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *