Subscribe

Në prag të samitit të BE për nënshkrimin zyrtar të marrëveshjes së Brexit të dielën, Kryeministrja britanike Theresa May do të takohet këtë të shtunë në Bruksel me presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker dhe Presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk për bisedimet e fundit.

 

Kjo fundjavë pritet të jetë e vështirë për shefen e ekzekutivit britanik për bisedimet e fundit përpara marrëveshjes së daljes nga unioni.

 

Tashmë kreret e vendeve anëtare të BE do të vendosin për dy dokumente kryesorë: marrëveshjen për tërheqjen e Britanisë, ku janë përcaktuar qartë kushtet e daljes së Mbretërisë së Bashkuar. Një dokument tjetër I rëndësishëm është deklarata e përcaktimit të marrëdhënieve tregtare mes unionit dhe Britanise pas Brex-it.

 

Në negociatat e deritanishme mes palëve Londra ka kërkuar që marrëveshja të jetë një ofertë me ndikim sa më pak negativ në ekonominë e vendit.

 

Franca, Danimarka dhe Holanda kishin ngritur shqetësime për marrëveshjen për të drejtat e peshkimit në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar, por kjo çështje është zgjidhur. Nëse BE nënshkruan marrëveshjen të dielën, Teresa May do të duhet të bindë deputetët në parlamentin e saj për ta ratifikuar atë, një votim në Parlament I cili pritet të ndodhë në muajin dhjetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *