Vazhdojnë të rriten dita-ditës rastet e reja me koronavirus në Shqipëri.

 

Nga Ministria e Shëndetësisë, u raportua për 5.339 testime të kryera, që kanë konfirmuar 379 raste të reja.

 

Një ditë më parë ishin gati 100 më pak dhe nuk kishte asnjë viktimë, ndryshe nga sot kur ka humbur jetën një 79-vjeçar nga Elbasani.

 

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 38 pacientë, ndërsa janë shëruar 39 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *