E shtunë, 14 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Gati 3 mijë të gjobitur për shkelje të masave anti-COVID

Policia e Shtetit gjobiti 2.953 qytetarë gjatë fundjavës sepse kanë shkelur masat anti-COVID. Prej këtyre, 2.923 persona janë kapur pa masën mbrojtëse, nga të cilët 433 po udhëtonin me makinë me persona, me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në autobusë.

 

Gjatë kontrolleve janë konstatuar dhe gjobitur me nga 1.000.000 lekë 3 subjekte të ndryshme që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

 

Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë. Nga ana tjetër, morën gjobë 10.000 lekë 27 persona që po lëviznin në këmbë pas orës 20.00.

Vazhdo të lexosh

Reklamë