E premte, 25 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Garë zonjash në kryeqytet, Gjebrea e Pampuri tregojnë përparësitë

Për zgjedhjet e 25 qershorit, dy partitë kryesore kanë menduar që në ekipin për Tiranën, vend favorizues në listën e kandidatëve për deputetë, t’ia lënë grave. Elona Gjebrea, kryeson listën socialiste, ndërsa Orjola Pampuri është e dyta pas kryetarit demokrat Lulzim Basha. Teksa fushata elektorale gjendet në kulmin e saj, ato flasin për programin politik, ku bazohen edhe takimet që kanë me elektoratin.

 

Por cilat janë përparësitë që secili prej ekipeve ka në këtë fushatë? Jo vetëm përparësi, por kur përballesh me zgjedhësit ndodh të dëgjosh edhe pakënaqësi, që mund të konsiderohen si mangësi. Nëse Gjebrea pranon të thotë se ka ende shumë për të bërë, Pampuri këmbëngul në elementet pozitivë.

 

Reklamë

Cili është mesazhi që kanë ato për rivalin në garë? Kandidatja e PS-së apelon për dialog mes palëve dhe një pozicion larg retorikës, që vetëm dëmton politikën dhe qytetarin. Ndërkohë që e përzgjedhura e opozitës, shpreh bindjen se PD do të fitojë më 25 qershor.

 

Më shumë video

Reklamë