Subscribe

Qeveria ka avancuar më tej me planin e saj për kursimin  energjise duke vendosur që nga ky muaj cdo insitucion publik do të ketë edhe një administrator.

 

Roli I tij do të jetë I një mbikqyrësi për të kursyer energjinë në godinë. Targeti I vendosur nga qeveria është 15%. Numri dy I qeverisë Belinda Balluku njoftoi se do të ketë edhe penalitete në rast se ky target nuk arrihet.

 

Duke u ndalur tek situata energjetike, Ministrja u ndal edhe tek procesi I garës që është hapur për ato kompani që do të ofrojnë instalimin e paneleve diellore për qytetarët.

 

Pas përfundimit të këtij procesi, në muajin nëntor është parashikuar që të aplikojnë qytetarët për instalim panelesh me synim subvencionimin e 70% të vlerës.

 

Instalimi I paneve fotovoltatike do të jetë I vlefshëm vetëm për ngrohen e ujit. Të drejtën për aplikim do të kenë cdo familje në mënyrë individuale në rast se banesa apo pallati i ka kushtet për instalimin e  tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *