Subscribe

Nje tjeter adoleshent humbi jeten ne aksident gjate nates.

Si pasojë e përplasjes se dy automjeteve ne aksin rrugor Tirane – Elbasan humbi jeten 17 vjecari Kristjan Vasili  i cili ishte pasagjer ne njerin prej mjeteve, ndërkohë për ndihmë mjeksore shkuan  në spital edhe tre persona te tjerë të cilët jane jashtë jashtë rrezikut, konkretisht Alban Dervishi dhe Rei Oka.

Edhe 17-vjeçari u dërgua në spital por arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Gjurmët e aksidentit duken edhe një ditë më pas në rrugë. Sipas hetimeve një automjet tip Porsh që ishte parkuar në krah të rrugës u godit nga një Mercedes Benz që lëvizte me shpejtësi në të cilin ndodhej edhe  adoleshenti qe mbeti viktime.

Ndërkohë  nje 34 vjecar humbi jeten ne Gjirokaster pasi mjeti me te cilin udhetonte humbi kontrollin. Julian Loloci gjeti vdekjen e menjehershme pasi mjeti i tipit Benz u perplas me murin anesor pas daljes nga rruga ne afersi te fshatit Grehot.

Nderkohe u plagos drrejtuesi i makines Enrik Hyseni i cili ndodhet ne spital jashte rreziku per jeten.

Dyshohet se aksidenti fatal ndodhi per shkak te shpejtesise se madhe te mjetit dhe humbjes se kontrollit nga drejtuesi i cili ishte edhe nen ndikimin e alkolit.

Mbremjen e te shtunes nje aksident fatal i mori jeten dy 17-vjeçareve që ktheheshin nga një festë në ditëlindje, ndërkohë që drejtuesi i automjetit me të cilin ato udhëtonin, u vu në pranga sepse nuk ishte i pajisur me leje drejtimi dhe kishte qenë në gjendje të dehur.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *