Subscribe

Nga java e ardhshme biznesi fason mund të aplikojë në bankat e nivelit të dytë për të përfituar kredi, me garanci nga shteti për të investuar në aktivitetin e tyre.

Norma e interesit me të cilën do të përfitojnë kredinë do të jetë rreth 5 %, një normë e cila është më e ulwt në rast se do të aplikonin pa garanci në tregun bankar.

Endrit Yzeiraj zv/ministër i ekonomisë sqaroi detajet dhe kriteret e garancisë.

“Duke qenë se 70% e kredisë garantohet nga shteti është dakordwsuar që të jetë një marzh 1.5-2% mbi normën e bonove të thesarit 12 mujore. E thënë ndryshe norma vjetore e interesit do variojë në varësi të bonos që sipas të shifrave aktualeve do të jetë midis 4.5-5 %. Ndërkohë në rast se do të merrnin një kredi tregtare pa garanci shtetërore norma do të ishte 8% në treg”, tha Yzeiraj për Vizion Plus.

Garancia për sektorin  në masën 4 miliard lek ka si qëllim mbështetjen e bizneseve në mënyrë që ata të zgjerohen dhe të përshtaten me zhvillimet e kohës.

“Paketa është ndërtuar mbi parimin për të mbështetur bizneset që të investojnë në linjat e tyre prodhuese dhe të shtojnë vlerë, për ti bërë ata që të eksportojnë një gamë të madhe të produkteve jashtë vendit. Kjo paketë nuk duhet marrë si një lëmosh apo grant ndaj këtij biznesi. Qeveria nuk mund të ofrojë paketa financimi falas vetëm se janë në vështirësi. Qëllimi i paketës është të rrisë produktivitetin. Sektori fason prej disa vitesh po humbet një avantazh  konkurrues, qëllimi është ta stimulojë dhe jo të japë kredi për të mbijetuar”, tha Yzeiraj.

Përfitues do të jenë ato biznese të shëndetshme financiarisht. Kush ka kredi apo detyrime të pashlyera apo ka dalë me humbje nuk do të jetë pjesë e kësaj pakete./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *