Deputeti i PD, Besart Xhaferri zbuloi më shumë për formulën se si do të zgjedhin kandidatin për garën në bashkinë e Tiranës.
I ftuar në studion e Quo Vadis në Vizon Plus nën moderimin e Pranvera Borakajt, Xhaferri tha se do të zhvillojnë primaret edhe këtë herë.
Sa i përket drejtuesit të qarkut, deputeti konfirmoi se do të vazhdojë të jetë Belind Këlliçi.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Kemi një drejtues qarku?
Xhaferri: Është Belind Këlliçi.
Borakaj: Do vazhdojë të jetë?
Xhaferri: Besoj po. Po kandidatë kemi disa.
Borakaj: I keni zyrtarisht?
Xhaferri: Pa bërë primaret ende jo. Është viti i katërt që do bëjmë primare.
Borakaj: Ju do shfaqni ambicie në primare.
Xhaferri: Unë jo. E gjithë lista kandidate e zgjedhjeve të 11 majit duhet të jetë e nderuar t’i ofrohet mbështetje. Refuzimi nuk duhet të ndodhë.
/vizionplus.tv





