Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, ka publikuar kalendarin e takimeve të të dy kandidatëve për kryetarë të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi dhe Sali Berisha.

 

Mësohet se konkretisht Elezi do të mbajë tri takime, një me anëtarë të FRPD-së dhe dy në Pogradec dhe në Korçë. Ndërkohë, Berisha do të mbajë vetëm një takim me demokratët e Korçës.

Ora 13.00 – Ibsen Elezi takim me anëtare të FRPD-së;

Ora 17.00 – Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD-së në Pogradec;

Ora 20.00 – Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD-së në Korçë;

Ora 18.30 – Sali Berisha takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD-së në Korçë.

 

Komisioni ka marrë menjëherë masat për njoftimin e degëve përkatëse në lidhje me kalendarin e takimeve. Ndërkaq, Komisioni fton të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e fushatës për zgjedhjen e Kryetarit të PD-së, i cili do të finalizohet me votimin e datës 22 maj 2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *