Emra të rëndësishëm të policisë janë futur në garë për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Mësohet se deri tani kanë dorëzuar aplikimin e tyre shtatë zyrtarë, ndërsa janë zbardhur edhe emrat e dy prej pretendentëve.

 

Sipas informacioneve, një prej tyre është drejtuesi i Task-Forcës, Artan Shkëmbi, i cili kërkon të marrë në dorë “frerët” e FBI shqiptare. Një tjetër emër i njohur që ka shfaqur interes është ai i Fatos Dervishit, që në fillim të viteve ’90 ka mbajtur detyrën e zëvendëskryeprokurorit.

 

Po ashtu, mësohet se garuesit e tjerë janë emra që më herët kanë mbajtur poste të larta e që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Gara për kreun e BKH u hap në datën 10 janar nga kryetari i SPAK, Arben Kraja. Të interesuarit kanë afat deri në datën 30 janar për të aplikuar, ndërsa janë një sërë kriteresh që duhet të plotësojnë.

 

Sipas Krajës, aplikantët do t’i nënshtrohen një procesi rigoroz dhe sfidues përzgjedhjeje, që përfshin aplikimin elektronik, testimin e aftësive fizike, provimin me shkrim, intervistimin e strukturuar dhe verifikimin e thelluar të pasurisë dhe integritetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *