E hënë, 23 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Gara e Çiklizmit në Korçë/ Ja akset dhe oraret kur do të bllokohen në dy ditët e ardhshme

Federata Shqiptare e Çiklizmit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Komitetin Olimpik Shqiptar dhe disa bashki, do të organizojnë aktivitetin sportiv çiklistik “Turi i 79-të çiklistik i Shqipërisë” që do të mbahet në datat 31 maj dhe 1 qershor.

 

Për këtë arsye policia ka marrë një sërë masash për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti. Krahas masave, janë bërë me dije edhe oraret që do të ketë bllokim të rrugëve për dy ditët në vijim.

 

Ditën e martë, ora 15:30-18:30, do të bllokohet aksi rrugor Qafë Thanë-Pogradec-Korçë, ndërsa të mërkurën, ora 11:30-14:30, do të bllokohet aksi Korçë-Pogradec-Qafë Thanë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë