Subscribe

Komisioni i Venecias ka bërë një gafë me emrin e Shqipërisë që pak a shumë na kujtoj të gjithëve gafën e bërë në ndeshjen Francë-Shqipëri kur u vu për tu kënduar himni I Andorës në vend të himnit tonë kombëtar.

 

Teksa kishte nxjerre ne faqen zyrtare, njoftimin se në muajin mars do të shqyrtohet dhe do të ketë një vendim mbi rolin e Presidentit Meta për zgjedhjen e anëtareve të Gjykatës Kushtetuese, “Venecia” ngatërronte Shqipërinë me Armeninë, raporton Vizion Plus.

 

Kjo gafe qëndroi në faqen zyrtare të këtij institucioni disa orë, derisa u evidentua dhe më pas u korigjua.

 

Në shtator në një ndeshje kualifikuesre të euro 2020, në stadiumin “Saint Denis” në Paris, organizatoret vendas vunë himnin e Andorës në vend të Shqiperisë, dhe nuk mbaroi me kaq pasi spikeri I stadiumit teksa u përpoq të kërkonte ndjese tha: “I kërkoi ndjesë Armenisë që vendosem himnin e Andorës”,  një gafë e dyfishte që I kushtoi Francës një gjobë të majme nga Uefa.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *