Agjensia Italianë e Lajmeve ( ANSA) ka zgjedhur foton e gabuar për të raportuar informacionin mbi rastet e para të pacienteve të prekur nga koronavirusi në Shqiperi.

Një grua e moshuar duke tymosur cigare e në krahun tjetër me flamurin shqiptar dhe lule mimosa, ishte foto që ilustronte lajmin me titull :”Koronavirus, dy rastet e para nbë Shqiperi”.

E qëllimshme apo gabim professional, shton Vizion Pluss, kjo ka pak rëndësi, por për një agjensi prestigjoze lajmesh nuk tingëlon aspak normale që foto të një lajmi me rëndësi të përdor një protestuese të Presidentit Ilir Meta në bulevard më 2 mars.

Aq më tepër kur mund të kishin foto pa fund që mund të shoqëronin një lajm të tilla./ Vizion Plus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *