Gjykata ka vendosur masën arrest me burg për 4 të arrestuarit për grabitjen me dhunë të kambistit Agron Shira pak dite me parë në Tiranë.

 

Këtë të hënë gjykata e Tiranës ka lënë në burg shtetasit Elvis Tafa, Elvis Berisha, Blenard Hoxha dhe Xhoni Dido.

 

Informacionet bëjnë me dije se grupi u zbulua pas dëshmisë që 35 vjeçari Tafa i dha policisë. Ai u arrestua nga një efektiv i rrugores vetëm pak minuta pas ngjarjes.

 

I riu tregoi para grupit hetimor të gjithe kronologjine se si kryen grabitjen.

 

Tafa pohoi se grabitjen e ka kryer ne bashkepunim me Xhoni Dinen, por te shtyre nga Elvis Berisha dhe Blenard Hoxha, të cilëve u kishin pasur borxhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *