Subscribe

Dy dozat e vaksinës kundër koronavirusit ishin të ndryshme për një 82-vjeçare.

 

E moshuara në Kalabri në fillim mori një dozë të vaksinës Pfizer, kurse doza e dytë ishte e kompanisë farmaceutike Moderna. Familjarët e të moshuarës telefonuan policinë për të ndërhyrë dhe marrë masat e nevojshme.

 

Autoritetet shëndetësore sqaruan se ishte bërë një gabim në administrimin e vaksinave. Sipas tyre, kjo që ndodhi nuk përbën asnjë problem në shëndetin e të moshuarës.

 

“Ishte një gabim, që u zbulua menjëherë nga të njëjtët mjekë që informuan menjëherë pacientin. Askush nuk e fshehu atë që ndodhi. Ne besojmë se nuk fakti që janë vaksina të ndryshme, nuk përbën asnjë rrezik. Ato thjesht janë vaksina të kompanive të ndryshme, por janë praktikisht të njëjta sepse të dyja bazohen në ARN”, ishte reagimi i autoriteteve shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *